Kush është prapa “Përgjigje Islamit”?

Shumë njerëz dërgojnë letra në adresën tonë duke pyetur kush jemi ne, ç’farë feje kemi, çfarë kualifikime kemi për të folur rreth Islamit, cila është deklarata e besimit tonë etj.

Disa thonë që e duan faqen tonë dhe do të donin t’ua rekomandonin të tjerëve, por nuk mund ta bëjnë këtë para se të kuptojnë kush jemi ne dhe çfarë saktësisht besojmë.

Nëse ti je një person që kërkon përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, ne do të donim të të pyesnim: Për çfarë të duhen këto përgjigje? Përse kualiteti i materialit tonë nuk është i mjaftueshëm për ty?

Ne nuk dëshirojmë që njerëzit të besojnë në argumentet tona për shkak të ndonjë emri të respektuar të ndonjë personi, organizate apo kishe lidhur me këtë faqe. Shpesh pyetjet vijnë nga të krishterët të cilët duan të jenë të sigurt nëse jemi të krishterë ungjillorë, para se të na besojnë apo rekomandojnë tek të tjerët.

Ne nuk duam të krishterët (apo kushdo tjetër) të besojnë në korrektësinë e shkrimeve tona vetëm sepse pohojmë të jemi ungjillorë apo sepse mund t’i ngjisim disa tituj akademik emrave të autorëve tanë, por më tepër sepse argumentet tona janë biblike, mirë të dokumentuara dhe të shëndosha logjikisht.

Bibla i lavdëron këta besimtarë kritik:

Por këta, Bereasit, ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin me të vërtetë ashtu. Veprat 17:1

Bereasit besuan jo sepse ishte Pali, apostulli i nderuar, apo sepse ai mund të pohonte miratimin e Këshillit Apostolik të Jerusalemit, por sepse ata i shqyrtuan argumentet e tij për veten e tyre për të gjetur nëse ato ishin të vërteta dhe të bazuara në shkrime.

Dëshira jonë është që lexuesit tanë të jenë si Bereasit. Ne duam që myslimanët të vijnë në besim sepse ata binden rreth së vërtetës ungjillore me anë të saktësisë së materialit që prezantojmë, dhe duam që motrat dhe vëllezërit tanë të krishterë të zhvillojnë bindjet e tyre rreth besimit të tyre dhe Islamit për të njëjtën arsye: Sepse është e vërtetë.

Gjë e pikëlluar është se jo çdo gjë që të krishterët ungjillorë shkruajnë për Islamin është e vërtetë (madje jo çdo gjë që ata shkruajnë për Biblën dhe besimin e krishterë është e vërtetë). Ne nuk do ta dyshonim besimin e tyre të krishterë, por nuk mund ta pajtohemi me qëndrimin e tyre rreth Islamit. Ne nuk mund t’i rekomandojmë shkrimet e tyre vetëm sepse janë ungjillorë dhe - për të qenë konsekuent – ne nuk duam të tjerët të na besojnë bazuar në faktin që mbartim një etiketë të tillë.

E njëjta vlen për pyetjen e kualifikimeve akademike. Disa prej autorëve tanë mësojnë Teologji, Studime Religjioze apo madje Studime Islamike pranë Universiteteve të ndryshme botërore. Por ka shumë profesorë të Studimeve Islamike që përhapin informacion të rremë për Islamin, ndërkohë që disa persona të rëndomtë autodidakt kanë një kuptim shumë më të thellë. Prandaj, vlerësoni kualitetin e shkrimeve tona për veten tuaj dhe mos bini në gabimin e joshjes ndaj autoriteteve.

Thënë të gjitha këto, ne jemi të krishterë ungjillorë dhe pajtohemi pa rezervë me deklaratën e besimit të dhënë nga Aleanca Botërore Ungjillore dhe Komiteti i Lozanës për Ungjillëzimin Botëror.

Perëndia ju bekoftë dhe qoftë me ju ndërsa ju e kërkoni Atë dhe gjeni të vërtetën e Tij.

Ekipi juaj Përgjigje Islamit.